Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bursa E Wall Street

Kriza financiare botërore, Henry Paulson shpreh ende rrezik për bankat-(9 Tetor 2008)

Pavarësisht paketës prej 700 miliard dollarësh rreziku ekziston ende. Kreu i thesarit në Shtetet e Bashkuara, Henry Paulson, ka paralajmëruar se disa institucione financiare do të falimentojnë. Sipas tij qëllimi i aktit të emergjencës nuk është shpëtimi i çdo banke, por më tepër zbutja e problemeve financiare në treg në rast falimentimi të ndonjë institucioni...

Tetor 9, 2008

Kriza financiare botërore prek Wall Street, plani i shpëtimit të Britanisë-(8 Tetor 2008)

Wall Street nuk i beson më premtimeve të shefit të Bankës Qendrore, Ben Bernanke, mes të cilave edhe uljen e normës së interesit. Bursa nju jorkeze pësoi të tjera humbje mbrëmjen e së martës duke mos gëzuar asnjë ditë të qetë. Indeksi Dow Jones u mbyll me -5.11%, ndërsa Nasdaq me -5.80. Rezultati përfundimtar për...

Tetor 8, 2008

Falimentimi i Lehman Brothers shkakton krizë në bursat botërore-(16 Shtator 2008)

Falimentimi i bankës më të madhe amerikano-britanike të kredive “shkund” bursat në mbarë botën pas hënës së zezë kur indeksi kryesor në Wall Street shënoi rënien më të madhe të viteve të fundit. Ndikimet negative të falimentimit të Lehman Brothers vazhdojnë të reflektohen në shifra aspak optimiste. Sot bursa e Nju Jorkut shënoi një rënie...

Shtator 16, 2008

Banka “Lehman Brothers” deklaron falimentimin, shkak kriza financiare-(15 Shtator 2008)

Wall Street kalon 24 orët më të ethshme që prej vitit 1920. Banka “Lehman Brothers” sot deklaron falimentimin si rezultat i dështimit të përpjekjeve për ta shpëtuar nga kriza e stërzgjatur financiare. E themeluar 158 vjet më parë banka nuk mundi dot t’i bëjë ballë krizës së kredive dhe asaj në tregun e shtëpive që...

Shtator 15, 2008