Falimentimi i bankës më të madhe amerikano-britanike të kredive “shkund” bursat në mbarë botën pas hënës së zezë kur indeksi kryesor në Wall Street shënoi rënien më të madhe të viteve të fundit.
Ndikimet negative të falimentimit të Lehman Brothers vazhdojnë të reflektohen në shifra aspak optimiste.
Sot bursa e Nju Jorkut shënoi një rënie prej 4.95%, Germania Ducks, 2.8%, në Hong-Kong, 5.5%, në Seul 6.1%, në Xhakartë, 4.53%, Bangkok, 3.32% dhe në Australi vlera e aksioneve ra me mbi 2.7%.
Më e rezistueshme duket se ka qenë bursa e Francës dhe e Londrës në të cilat rënia e regjistruar ishte me e vogla, 1.3 dhe 1.6%.
Megjithatë një rreze shprese duket se është ndezur për Lehman Brothers, pasi banka britanike, Barclays, po tenton të shpëtojë tregun ndërkombëtar duke hyrë sërish në bisedime.
Vetë banka ka konfirmuar lajmin duke pranuar se nuk ka sigurinë që negociatat të çojnë në një marrëveshje.
Falimentimi i Lehman Brothers ka ndikuar dhe tek çmimi i naftës, por me rezultate pozitive. Rritja e uljes së kërkesës në nivel botëror për shkak të kësaj krize financiare ka çuar dhe në rënien e naftës në treg.
Një fuçi nafte e cilësisë brand u shkëmbye me 89.9 dollarë, ndërsa në bursën e Nju Jorkut çmimi luhatet mes 90 dhe 91 dollarë./tvklan.al