Wall Street kalon 24 orët më të ethshme që prej vitit 1920. Banka “Lehman Brothers” sot deklaron falimentimin si rezultat i dështimit të përpjekjeve për ta shpëtuar nga kriza e stërzgjatur financiare.
E themeluar 158 vjet më parë banka nuk mundi dot t’i bëjë ballë krizës së kredive dhe asaj në tregun e shtëpive që përfshiu tregun financiar në të gjithë Amerikën duke u gjunjëzuar totalisht.
Policia ka izoluar me shirit zonën përreth ndërtesës, ndërkohë që punëtorët nuk janë lejuar të futen.
Falimentimi i “Lehman Brothers” lë në rrugë plot 25 mijë anëtarë të stafit në të gjithë botën, 5 mijë prej tyre në Britani.
Vetëm gjatë muajve të fundit banka raportoi 6.7 miliard humbje në tregun e shtëpive pa marrë parasysh problemet financiare të brendshme.
Pasojat e këtij falimentimi janë reflektuar menjëherë në bursat ndërkombëtare, të cilat kanë regjistruar humbje që variojnë në 1.55 deri në 6%.
Dita e djeshme ishte shpresa e fundit për të shmangur falimentimin, por banka shpëtimtare, Barclays, u tërhoq nga vendimi për të blerë “Lehman Brothers” duke çuar kështu me të dyja duart drejt greminës.
Banka amerikane, e cila sikurse Barclays, u ndihmua nga qeveria amerikane për të ndihmuar simotrat e tyre në vështirësi, i ka dhënë dorën Merrill Lynch.
Një marrëveshje prej 50 miliard dollarësh i ka shmangur fatin e Lehman Brothers, ndërkaq dhjetë bankat e tjera kanë marrë masa paraprake duke akorduar një fond prej 70 miliard dollarësh, i cili do t’u mundësojë atyre likuiditet në rast ngecjesh financiare./tvklan.al