Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bursat Ndërkombëtare

Çmimi i karburantit pëson tjetër rritje, shkon 130 lekë për litër-(9 Gusht 2009)

Çmimi i karburantit ne vend ka pësuar një tjetër rritje javën e fundit. Ne pikat e furnizimit me pakice ne kryeqytet benzina po tregtohet për rreth 130 leke litri, ndërsa nafta për 128 leke, duke shënuar një rritje prej rreth afro 4 lekësh për litër ne vetëm pak dite. Grosistet ja faturojnë ndryshimin e çmimeve...

Gusht 9, 2009

Rënia e dollarit amerikan reflektohet në tregun valutor shqiptar-(16 Dhjetor 2008)

Rënia e ndjeshme e dollarit amerikan kundrejt euros dhe disa monedhave të tjera botërore është reflektuar menjëherë dhe në tregun tonë valutor. Monedha e gjelbër ka humbur terren kundrejt lekut duke u shkëmbyer këtë fundjavë për 93 lekë nga 97 të vetëm një jave më parë, ndërsa nga ana tjetër monedha e përbashkët evropiane ndonëse...

Dhjetor 16, 2008

Ekspertja e USAID flet për hapjen e bursave private në Shqipëri-(15 Dhjetor 2008)

Në Shqipëri pritet hapja e bursave private ku mund të tregtohen aksione si dhe do të çelen fondet e para të investimeve. Kjo falë asistencës së USAID-it. Drejtoresha e këtij programi, zonja Leeza Timofeeva, tha se ka mjaft interes nga kompanitë e huaja dhe vendase për t’u bërë pjesë e bursës. Leeza Timofeeva: “Po vazhdojnë...

Dhjetor 15, 2008

Karburantet në vend çmime të larta, larg atyre në bursë-(13 Dhjetor 2008)

Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare prej afro një muaji vijon të qëndrojë i stabilizuar poshtë 50 dollarëve për fuçi, nivel 3 herë më i ulët nga piku i regjistruar verën e këtij viti. Por në tregun vendas karburantet mbeten në nivele të larta duke reflektuar shumë pak ecurinë e bursës. Ky është...

Dhjetor 13, 2008

Kriza financiare, Japonia hyn zyrtarisht në recension teknik-(17 Nëntor 2008)

Tronditet ekonomia botërore. Japonia, ekonomia e dytë më e madhe pas Shteteve të Bashkuara, ka hyrë zyrtarisht në recesion. Të dhënat tregojnë se të ardhurat në Japoni gjatë tremujorit të fundit Korrik-Shtator kanë pësuar tkurrje prej 0.1%. Kjo shënon tre-mujorin e dytë radhazi që ekonomia japoneze përjeton rënie, pas tkurrjes prej 0 pikë 9% që...

Nëntor 17, 2008

Kriza financiare botërore, Ban Ki-Moon kërkon masa për vendet e varfra-(25 Tetor 2008)

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka bërë thirrje për masa drastike kundër krizës financiare në botë. Duke e cilësuar situatën si tepër të rrezikshme Ban Ki-Moon apeloi për bashkëveprim të shpejtë ndaj recesionit, i cili sipas ekonomistëve është gjithnjë e më pranë. E ndërsa tregjet financiare kanë ndezur dritën e kuqe...

Tetor 25, 2008

Bursat ndërkombëtare pa stabilitet, rritet mundësia e pranisë së recensionit-(24 Tetor 2008)

Paqëndrueshmëri, frikë dhe recension. Me këto tre fjalë mund të përmbledhësh gjendjen aktuale të tregut financiar në botë. Vetëm 24 orë bursat kanë treguar mungesë të theksuar stabiliteti me ngritje dhe rënie drastike duke përjetuar një tjetër ditë të zezë. Pavarësisht rritjes së vlerës së aksioneve në indeksin e Dow Jones bursat në Evropë dhe...

Tetor 24, 2008

Kriza financiare, ekonomitë botërore në rrezik të madh drejt recensionit-(24 Tetor 2008)

Ekonomitë në të gjithë botën kanë ndezur dritën e kuqe të alarmit. Rënia drastike e bursave ka bërë që ato të mbahen në fundin e fijes së shpresës për daljen nga kriza. Dita e sotme ka marrë me të drejtë emrin “e premtja e zezë”, e cila përkon me 24 Tetorin e depresionit të madh...

Tetor 24, 2008

Kriza financiare botërore, Henry Paulson shpreh ende rrezik për bankat-(9 Tetor 2008)

Pavarësisht paketës prej 700 miliard dollarësh rreziku ekziston ende. Kreu i thesarit në Shtetet e Bashkuara, Henry Paulson, ka paralajmëruar se disa institucione financiare do të falimentojnë. Sipas tij qëllimi i aktit të emergjencës nuk është shpëtimi i çdo banke, por më tepër zbutja e problemeve financiare në treg në rast falimentimi të ndonjë institucioni...

Tetor 9, 2008

Raportet e INSTAT mbi çmimin e naftës dhe inflacionit në vend-(8 Tetor 2008)

Çmimet e karburantit në vend kanë njohur një ulje simbolike krahasuar me nivelin e kuptimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare. Referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga instituti ynë i statistikës çmimi i naftës gjatë muajit Shtator është ulur me vetëm 3.3%, ndërsa benzina me 2.8, por siç tregon edhe ky...

Tetor 8, 2008