Rënia e ndjeshme e dollarit amerikan kundrejt euros dhe disa monedhave të tjera botërore është reflektuar menjëherë dhe në tregun tonë valutor.
Monedha e gjelbër ka humbur terren kundrejt lekut duke u shkëmbyer këtë fundjavë për 93 lekë nga 97 të vetëm një jave më parë, ndërsa nga ana tjetër monedha e përbashkët evropiane ndonëse jo me të njëjtin intensitet është forcuar në raport me monedhën vendase duke u shkëmbyer për 123.5 lekë.
Shtrenjtimi i euros është amortizuar nga prurjet valutore të emigrantëve, të cilat pritet të shtohen gjatë ditëve në vijim.
Po ashtu terren ka humbur edhe sterlina, e cila është shkëmbyer pranë agjencive valutore për 137 lekë.
Në tregjet botërore euro ka fituar gjatë javës së fundit 5% kundrejt monedhës amerikane duke shkëmbyer për 1 dollar e 33 cent si rezultat i shtimit të planit për shpëtimin e industrive të makinave./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro