Çmimi i karburantit ne vend ka pësuar një tjetër rritje javën e fundit.
Ne pikat e furnizimit me pakice ne kryeqytet benzina po tregtohet për rreth 130 leke litri, ndërsa nafta për 128 leke, duke shënuar një rritje prej rreth afro 4 lekësh për litër ne vetëm pak dite.
Grosistet ja faturojnë ndryshimin e çmimeve ne tabelat e furnizimit me karburant, ecurisë se arit te zi ne bursat ndërkombëtare dhe rritjes se kërkesës për shkak te sezonit veror.
Është e vërtete qe gjate javës qe lame pas nafta arriti nivelin me te larte përgjatë gjithë 2009, duke u tregtuar ne bursën e Nju Jorkut ne nivelin e 73 dollarëve për fuçi, ndërkohë qe ne fundjave çmimi zbriti ne 70 dollarë për fuçi.
Por nga ana tjetër monedha e gjelbër amerikane me te cilën ari i zi kuotohet ne burse ka humbur terren ndaj monedhave ndërkombëtare, përfshi këtu edhe lekun.
Vetëm gjate muajit te fundit leku është forcuar ndaj dollarit amerikan me katër pike përqindje nga 94 ne 90 leke.
Por një zhvlerësim i tille i dollarit sipas eksperteve duhet te kishte amortizuar rritjen e çmimit te karburantit ne vend, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Rritja e menjëhershme e çmimeve te karburantit nga ana e tregtareve vendas sapo bursa jep sinjale rritëse nuk është gjë e re për tregun vendas, ndërkohë qe te njëjtët tregtare nuk janë po aq elastike kur behet fjale për uljen e çmimeve, siç ndodhi gjate muajve te pare te vitit kur nafta ne burse kuotohej plot 2 here me e lire se tani, ndërkohe qe ne tregun vendas çmimet qëndruan mbi nivelin e 100 lekeve për litër./tvklan.al
Gazetare: Fjorald Zguro