Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Dekriminalizimi

SHBA: Hiqni kriminelët dhe të korruptuarit nga listat e kandidatëve

“25 Prilli, jetik për demokracinë dhe integrimin. Transparencë për financimet” Të qartë e përtej gjuhës diplomatike ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe i kërkuan krerëve të partive politike të largojnë nga listat e zgjedhjeve kriminelët dhe kandidatët e korruptuar. Nga konferenca “Kostot e demokracisë”, dy diplomatët Yuri Kim e Norman Duncan folën...

Janar 29, 2021

PD: Prokuroria na dha të drejtë për Agron Malajn

“Kryebashkiakut të Matit t’i hiqet mandati” Katër muaj pasi i kërkuan Prokurorisë të verifikojë mandatin e kryebashkiakut socialist të Matit, demokratët thonë se vendimi i dhënë nga organi i akuzës faktoi se Agron Malaj është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Sipas numrit dy të demokratëve, Gazment Bardhi, kryebashkiaku i Matit është i dënuar për armëmbajtje...

Qershor 9, 2020

PD akuzon Ramën për dekriminalizimin, Kryeministri: O Zot të lutem në gjunjë…

Një deklaratë e bërë nga Kryeministri Edi Rama në intervistën për mediat italiane, ka krijuar një debat të ri mes opozitës dhe shefit të qeverisë. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një postim në Facebook shkruan se Kryeministri Rama ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit dhe duhet t’i hiqen të gjitha funksionet që ka....

Prill 2, 2020

Reagon kryebashkiaku i Matit: Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë

“Vijoj punën time me kokën lart, me ndërgjegjen e pastër” Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, zgjodhi t’u përgjigjej sot akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me formularin e dekriminalizimit. Malaj thotë se ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë. Për ata që dyshojnë të kundërtën, ai u bën thirrje që të shikojnë vendimin e KQZ-së, që...

Janar 21, 2020

Mesazhi që i dërguan Fevziut në celular për kryetarin e bashkisë

Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh që i mbërriti në celular, sikurse thotë vetë ai, 10 minuta përpara se të fillonte emisioni këtë mbrëmje. Mesazhi bën fjalë për një kryebashkiak, në vazhdën e denoncimit të kryetarëve të bashkive me të shkuar kriminale dhe që kanë gënjyer në formularin...

Janar 16, 2020

Prokuroria nis hetimet për Qerim Ismailajn

Do të verifikohen akuzat e PD Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj pas denoncimit të Partisë Demokratike se ai është dënuar në shtetin grek. Sipas Partisë Demokratike, Ismailaj rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios më datë 25 Shkurt 2000, për plagosje me dashje. Selia...

Janar 10, 2020

PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vjet burg në Greqi

Kërkohet procedim penal për fshehje të formularit të Dekriminalizmit Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Athinës në vitin 2000 për plagosje por nuk e ka kryer asnjëherë dënimin pasi nuk është gjetur nga autoritetet e shtetit grek. Këtë version e dëshmon ky dokument i bërë publik nga...

Janar 10, 2020

PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës fshehu arrestimin në Greqi

Qerim Ismailaj: Nuk jam ndaluar asnjëherë Partia Demokratike i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të verifikojë të shkuarën e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili sipas saj ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thotë se kryebashkiaku Ismailaj ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur një...

Janar 8, 2020

Nis hetimi për Valdrin Pjetrin

Akuzohet se ka fshehur në formular dënimin në Itali Ish-fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës me akuzën e falsifikimit të formularëve. Pas verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, ka rezultuar se Pjetri ka fshehur dënimin në itali në vitin 2003 për trafikim të lëndëve narkotike ne...

Dhjetor 17, 2019

Prokuroria shpall në kërkim Agim Kajmakun

Falsifikoi shkresat për shkarkimin e dy nënkryetarëve “Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër ndalimi për ish-kreun e Bashkisë së Vorës Agim Kajmakun. Kajmaku akuzohet për tre vepra penale; atë të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe ushtrimi i funksioneve pas mbarimit të detyrës”. Policia nuk e ka gjetur Kajmakun në shtëpinë e...

Nëntor 11, 2019