Do të verifikohen akuzat e PD
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj pas denoncimit të Partisë Demokratike se ai është dënuar në shtetin grek.
Sipas Partisë Demokratike, Ismailaj rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios më datë 25 Shkurt 2000, për plagosje me dashje.
Selia blu pretendon se Qerimaj nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek, dhe në të njëjtën kohë ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit.
Pas kësaj, njësia e Dekriminalizimit në organin qëndror të akuzës ka nisur verifikimet dhe në ditët në vijim pritet të kërkojë informacion drejt autoriteteve greke.
Tv Klan