Prej 11 Janarit vijon regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit e që shprehin dëshirën për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Në Platformën Elektronike të Regjistrimit, ose siç njihet shkurtimisht PER, kanë shkuar në total 16 090 kërkesa.

Nga to janë duke u shqyrtuar mbi 80% e këtyre kërkesave, pra 13103 kërkesa, ndërsa janë miratuar 15.1% e tyre, ose e përkthyer ndryshe, 2423 kërkesa. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se 424 kërkesa janë refuzuar. Kjo përbën 2.6% të të gjitha kërkesave të dërguara në PER.

Që prej nisjes së regjistrimeve, burrat kanë shprehur interesin më të lartë për t’u regjistruar me 68.3% të kërkesave.

Në vend të parë janë shqiptarët e Italisë që kanë shprehur kërkesën e tyre për të votuar, që ndiqen nga ata në Greqi, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Këto janë 5 shtetet kryesore me kërkesat më të larta, por nga të dhënat rezulton se ka edhe nga shtete si Angola, Koreja e Jugut, Arabia Saudite etj.

Sipas qarqeve, në Tiranë rezultojnë kërkesat më të larta.

*Shënim: Të dhënat janë marrë nga faqja zyrtare e KQZ të përditësuara në orën 12:36

/tvklan.al