Edoardo Bove ka hedhur pas krahëve momentet kritike, teksa ka lënë spitalin. Mesfushori i Fiorentinës është rikthyer në shtëpi pas kolapsit të ndodhur 12 ditë më parë në ndeshjen e kampionatit italian ndaj Interit. 22-vjeçari u shemb në tokë, ku shfaqi probleme në zemër. Mesfushori iu nënshtrua operacionit, teksa ka vendosur një defibrilator në zemër...