E ardhmja futbollistike e Edoardo Bovës është e paqartë! Për mjekët do të duhen teste të mëtejshme për të kuptuar se çfarë e shkaktoi problemin e tij shëndetësor dhe nëse kjo mund ta pengojë atë që të kthehet në fushë. Sipas Spormedaset, mjekët sugjerojnë që në fillim të nxirret një diagnozë për mesfushorin e Fiorentinës, e më pas do të analizohen të gjitha mundësitë.

Lojtari 22 vjeçar kaloi një natë të qetë në spitalin Careggi, ku u shtura pas problemit në fushë. Mjekët njoftuan se gjendja e tij është e mirë dhe se ai është i kthjellët dhe iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Fjalët e para të mesfushorit sapo u përmend ishin: Faleminderit të gjithëve! Futbollisti kishte pësuar një sulm kardiak dhe ai e rimori veten në ambulancë pasi mjekët e ndihmës së shpejtë kishin përdorur defribilator.

Reagimet kanë qenë të shumta si nga tifozët vjollcë, por edhe nga aktorët e futbollit italian që i kanë dhënë kurajë mesfushorit, që të kalojë këtë moment të vështirë. Lojtari humbi ndjenjat në minutën e 17 të sfidës së Serie A, Fiorentina-Inter, e kjo solli më pas ndërprerjen e takimit.

Klan News