Torino u rikthye te fitorja në Serie A, pasi mposhti minimalisht Empolin në transfertë, në ndeshjen e javës së 16-të.

Në pjesën e parë, arbitri i anuloi golin e avantazhit mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli, ndërsa në pjesën e dytë vëmendjen e të gjithëve e mori një supergol nga mesfusha.

Adams i Torinos, pasi pa daljen e portierit të vendasve, lëshoi një gjuajtje nga mesfusha, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Gol i çmendur, që në fund i dha fitoren skuadrës torineze, e cila ngjitet në vendin e 11-të me 19 pikë, po aq sa Empoli i vendit të 10-të. /tvklan.al