Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Emisioni “Histori Me Zhurmues”

Histori me zhurmues/Helmimi i lopëve në Baldushk, tragjedia e 1976-(7 Mars 2010)

Viti 1976 është në qendër të rrugëtimit të programit “Histori me zhurmues” të mbrëmjes së sotme. Një nga ngjarjet e asaj periudhe të diktaturës, të mbetura gjatë në kujtesën kolektive, është helmimi i 99 lopëve të kooperativës së fshatit Baldushk pranë kryeqytetit, e cila u kthye në tragjedi për fshatin, me dy të pushkatuar, një...

Mars 7, 2010

Histori me Zhurmues: Opera “Mrika” dhe histori nga periudha e socializmit-(7 Shkurt 2010)

Opera “Mrika”, e para opera shqiptare, e venë në skenë nga trupa amatore e Pallatit të Kulturës të qytetit të Shkodrës, është në fokusin e emisionit “Histori me zhurmues” mbrëmjen e sotme, si një nga ngjarjet kulmore të kulturës sonë, në vitin 1958. Libreti i Llazar Siliqit dhe kompozimi i Prenk Jakovës ishin garancia e...

Shkurt 7, 2010

“Histori me zhurmues” kthehet në 1995, viti i inaugurimit të Pallatit të Kulturës-(29 Nëntor 2009)

Një ngjarje e rëndësishme e vitit 1965 është inaugurimi i Pallatit të Kulturës në Tiranë. “Histori më zhurmues” do të ndalet në këtë ngjarje, për të cilën do të rrëfejë hollësi të panjohura një nga pjesëmarrësit e grupit të punës për ndërtimin e tij, inxhinier Luan Voshtina. Nëpërmjet bisedës me të do të njihemi me...

Nëntor 29, 2009

“Histori me zhurmues” intervistë me Al Bano Carrisin, koncerti i parë në Shqipëri -(27 Shtator 2009)

Pak kohë më parë skenaristi dhe drejtuesi i programit televiziv “Histori me zhurmues”, Pandi Laço udhëtoi për në provincën Cellino San Marco, të Brindisit, në rajonin e Puglias në jug të Italisë, vendlindja e këngëtarit Italian Albano Carrisi. Kjo është shtëpia e këngëtarit ku jeton ende sot e kësaj dite. I magjepsur nga historitë që...

Shtator 27, 2009

Emisioni “Histori me zhurmues” sjell ngjarje e personazhe të vitit 1949-(26 Korrik 2009)

Sonte në mbrëmje në Histori me Zhurmues do të ndalemi në vitin 1949, vit kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe për ne filloi era e marrëdhënieve të ngushta me Bashkimin Sovjetik. Është viti i planit të parë dyvjeçar i inaugurimit të hekurudhës Durrës-Tiranë, si dhe viti kur teatri i Shkodrës, “Migjeni” u kthye në...

Korrik 26, 2009

Emisioni “Histori me zhurmues” rikujton ngjarjet e vitit 1959 – (22 Mars 2009)

Edhe sonte si gjithmonë në programin “Histori me zhurmues” kronikat arkivale do të na çojnë në të tjera ngjarje e fakte të viteve të periudhës ‘45-’90. Viti 1959 do të mbyll 15 vjet të Shqipërisë në regjimin komunist, me vizitën e numrit një të BS Nikita Hrushov. Një pritje madhështore si askurrë në historinë e...

Mars 22, 2009

Emisioni “Histori me zhurmues” udhëton në kohë, kujton ngjarjet e vitit 1968 – (15 Mars 2009)

Vazhdon udhëtimi në kohë dhe në histori me programin “Histori me zhurmues” që sonte do të qëndrojë në ngjarjet e vitit 1968. Një vit pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në vendin tonë siç ishte, tërmeti në zonën e Dibrës dhe Librazhdit, lufta kundër fesë, Shqipëria del nga pakti i Varshavës dhe kjo merr formë të...

Mars 15, 2009

Emisioni “Histori me zhurmues” sjell copëza nga viti i izolimit 1980-(1 Mars 2009)

Disa nga momentet e vitit 1980 do të jenë sonte temat e programit televiziv, “Histori me zhurmues”. Jemi në vitin e izolimit të plotë të Shqipërisë nga bota. Koha e dyqaneve të zbrazura, e tollonave, iniciativave të tufëzimit të gjithçkaje, gjë që thelloi krizën ekonomike. Specialistë dhe dëshmitarë të këtyre proceseve do të rrëfejnë si...

Mars 1, 2009