Pak kohë më parë skenaristi dhe drejtuesi i programit televiziv “Histori me zhurmues”, Pandi Laço udhëtoi për në provincën Cellino San Marco, të Brindisit, në rajonin e Puglias në jug të Italisë, vendlindja e këngëtarit Italian Albano Carrisi. Kjo është shtëpia e këngëtarit ku jeton ende sot e kësaj dite. I magjepsur nga historitë që i ati i tregonte për Shqipërinë, Albanos qysh herët iu zgjua kureshtja për këtë vend të cilin donte ta njihte nga afër.

Në rrëfimet e tij Albano tregon se si shteti shqiptar përmes ambasadës shqiptare në Romë, i ndezën dritën jeshile të parit këngëtar Italian që guxoi të shkelë vendin komunist, një artist me reputacion të madh në vendin fqinj. Në këtë intervistë ai rrëfen për dy koncertet e para në vendin e izoluar, në shtatorin e vitit 1989.

Albano Carrisi: “Fiks 20 vjet më parë. Si ikën koha e?”

Albano Carrisi: “Mbaj mend gjithçka, mirë madje. Mbaj mend dorën time të fashuar, një Shqipëri ende të “fashuar”, por ndjeva nëj impuls të ri. Kisha 4 vjet që vija në Shqipëria dhe e kuptova se diçka po ndryshonte. Ishte një çast magjik që më pas u bë realitet.”

Pandi Laço: “Si u organizua ai koncert?”

Albano Carrisi: “Ishte kërkesë e tim ati. Ai donte të shikonte Shqipërinë që kishte njohur gjatë luftës. Thjesht ngaqë ishte ndjerë mirë.”

Një tjetër personazh i Pandi Laços në këtë emision, është edhe miku i ngushtë i Albanos, doktori Rafaele Ventura, pjesë e stafit të këngëtarit 20 vjet të shkuar. Doktor Ventura tregon se si nuk iu dha mundësia nga grupi shoqërues për të vizituar nga afër spitalet shqipatre.

Rafaele Ventura: “Kur shkonim në Korfuz. Kalohet një rrip deti, prandaj është shuam afër bregut. Kishim tmerr të afroheshim.”

20 vjet më vonë, pas disa vizitash në Shqipërinë demokratike, Albano Carrisi rikthehet me një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, pikërisht për të kujtuar koncertin e famshëm që ngriti peshë zemrat e qytetarëve shqiptarë. Intervistën e plotë me këngëtarin Italian dhe detaje të panjohura të Shqipërisë në vitin 1989 do t’i ndiqni sonte në mbrëmje në emisionin “Histori me zhurmues”. /tvklan.al