Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Lëvizja “Mjaft!”

Në ndihmë të familjes së emigrantit shqiptar të vrarë nga grekët (7 Shtator 2004)

Lëvizja “MJAFT!”, ekipi kombëtar i futbollit dhe Banka Credins kanë hapur një llogari bankare në ndihmë të familjes së të ndjerit Gramoz Palushi, i vrarë nga dhuna e ushtruar nga një qytetar grek ndërsa festonte fitoren e Shqipërisë në ndeshjen me Greqinë. Të parët që kanë kontribuuar qenë djemtë e kombëtares me shumën prej 10...

Shtator 7, 2004

Veliaj mbështet protestën e studentëve (1 Shtator 2004)

Zhurma me bilbil përpra Amabsadës Italiane ka për qëllim të kujtojë se të rinjtë pa viza duan një përgjigje. Studentët, që iu është refuzuar viza, kanë 9 ditë që protestojnë, por nuk kanë marrë asjjnë përgjigje. Shkolla ku ata janë regjistruar fillon pas pak ditësh, po kështu pjesa e mbetur s’ka kohë për përgatitje për...

Shtator 1, 2004

Studentët të vendosur vazhdojnë portestën (30 Gusht 2004)

Shumë nga qeveritarët organizojnë festa e përshëndesin në këtë formë të rinjtë që studiojnë jashtë ndërkohë që nuk reagojnë për brezin tjetër që pret të shkollohet në Itali. Këtë e vënë në dukje studentët të cilëve iu është refuzuar viza nga kjo amabasadë e që prej një jave protestojnë dyerve të saj. Për të hedhur...

Gusht 30, 2004

Policia ndërhyn në portestën paqësore të studentëve (30 Gusht 2004)

Ka humbur qetësinë protesta e studentëve përpara Ambasadës Italiane në kërkim të vizave për arsye studimi. Gjatë orëve të pasdites, kur të rinjtë qetësisht vazhdonin protestën, afro 12 prej tyre janë shoqëruar për në komisariate me akte të dhunshme nga ana e forcave policore. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e30 ndërsa protestuesit më pas u...

Gusht 30, 2004

Protesta e banorëve të Kasharit (15 Qershor 2004)

Banorët e fshatit të quajtur Kashar 2 janë mbledhur në qendër të fshatit të tyre për të protestuar kundër montimit në këtë zonë të impiantit të përpunimit të plehrave e cila bie ndesh me interesat e banorëve. Ata mendojnë se një gjë e tillë ndikon negativisht në këtë zonë dhe më gjerë. “ Ne jemi...

Qershor 15, 2004

Prokuroria e Tiranës nis procedimin penal ndaj lëvizjes “MJAFT!” (3 Qershor 2004)

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj lëvizjes “MJAFT!” nga denoncimi i bërë nga drejtoria e policisë për zhvedosje vetëm me disa metra të vendit të protestës. Bëhet fjalë pikërisht për protestën e zhvilluar përpara kryeministrisë ku me dhjetra vajza të reja të veshura me fustane nusesh ironizonin ndryshimin e protokollit që atributet e...

Qershor 3, 2004

1-vjetori i lëvizjes “MJAFT!” (15 Mars 2004)

Pas një vit pune aktivistët e lëvizjes “MJAFT!” ndjejnë se kanë kontribuar në zgjimin e ndjenjës qytetare, rehabilitimin dhe përmirësimin e imazhit të vëndit tonë. Të mbledhur në një takim pasditen e sotme ata kanë bërë bilancin e punës së tyre një vjeçare. Gjatë një viti nëpërmjet protestave kanë tentuar të ngrejnë probleme të ndryshme...

Mars 15, 2004