Ka humbur qetësinë protesta e studentëve përpara Ambasadës Italiane në kërkim të vizave për arsye studimi. Gjatë orëve të pasdites, kur të rinjtë qetësisht vazhdonin protestën, afro 12 prej tyre janë shoqëruar për në komisariate me akte të dhunshme nga ana e forcave policore. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e30 ndërsa protestuesit më pas u strehuan të bashkuar pranë rezidencës së lëvizjes “MJAFT!”.
“Në momentin që ne morëm një lajm nga policia që na dhanë rreth 5 min kohë afat që të largoheshim nga rruga për të kaluar në trotuar dhe sapo kaluam në rrugë pabesisht dhe befas erdhën rreth 5 furgona policie dhe filluan me dhunë duke qëlluar dhe duke shtyrë dhe morën të paktën 10 persona dhe pas kësaj ne po drejtoheshim këte dhe as në trotuar nuk po na linin dhe gjatë gjithë kësaj kohe akoma ata ushtronin dhunë që ne të shpërndaheshim.”
“Ka qenë një provokim i hapur nga forcat policore pasi jemi larguar nga rruga dhe jemi drejtuar në drejtim të trotuarit forcat policore të shumta kanë marrë dhe kanë shtytur disa prej studentëve të ndodhur aty duke i qëlluar prapa kokës, duke i marrë zvarrë dhe duke i futur në furgona. Kanë qenë rreth 5 furgona dfhe janë shoqëruar mbi 12 çuna mbi të cilët është ushtruar dhunë. Ndaj 3 djemve dhe 4 djemve të parë është qëlluar direkt në kurriz dhe në qafë dhe prapa kokës dhe i kanë marrë me forcë duke idrejtuar drejt furgonave.”
Studentët deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre gjatë ditëve të ardhshme ndërkohë që shprehen se do të spostojnë protestën deri në orët e vona pranë komisariateve ku mbahen shokët e tyre. Pritet që nesër të rinjtë protestues të takohen me kryeministrin Fatos Nano. /tvklan.al