Pas një vit pune aktivistët e lëvizjes “MJAFT!” ndjejnë se kanë kontribuar në zgjimin e ndjenjës qytetare, rehabilitimin dhe përmirësimin e imazhit të vëndit tonë. Të mbledhur në një takim pasditen e sotme ata kanë bërë bilancin e punës së tyre një vjeçare. Gjatë një viti nëpërmjet protestave kanë tentuar të ngrejnë probleme të ndryshme dhe ata janë të bindur se ndryshimet vijnë përmes reagimit qytetar. Së fundmi lëvzija mjaft përfaqsuese e qytetarve dhe media kanë planifikuar një ndeshje miqësore kundër politikës, por edhe këtë herë për mosakordimin e orëve nga partitë politike ajo është anulluar. Sot paradite në një vjetorin e kësaj lëvizje organizatorët ecën në dy selitë e partive për të lënë topin në derën e tyre.
Erjon Veliaj: “Politikanët nuk janë të gatshëm të luajnë me qyetarët e tyre, jo vetëm në fusha të rendsishme për jetën e vëndit, por as në një fushë futbolli, andaj sot në përgjigje ndaj moskorrektesës s’tyre dhe lojrave fminore me, me oraret ua lamë topin në derë edhe partisë socialiste edhe partisë demokratike.” /tvklan.al