Një burrë rreth të 60-tave u gjet i pajetë këtë të martë në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima, me iniciale A.P., u gjet rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë që ishte kthyer në banesë. Policia thotë se në trupin e 60-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime...