Një shpërthim granate ka ndodhur rreth orës 01:00 të së hënës në Fushë-Krujë. Persona të paidentifikuar kanë hedhur një granatë dore, para magazinës së 57-vjeçarit B.B.

Sipas policisë nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, (është dëmtuar një grilë prej llamarine).

Autoritetet thonë se për ngjarjen kanë shoqëruar disa persona, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

/tvklan.al