8 oficerë policie u shkarkuan nga detyra pasi bënë përgjegjës minjtë për gjysmë ton marijuanë të zhdukur nga një magazinë.
Grupi, i cili ishte pjesë e policisë në Pilar të Argjentinës, u vunë nën hetim pas zhdukjes së drogës. Ajo kishte qenë depozituar në një magazinë për të paktën 2 vjet, kur një pjesë u zhduk.
Në total, përgjatë dy viteve në këtë magazinë policia kishte regjistruar 6,000 kilogramë marijuanë, megjithatë këtë vit u zbulua se sasia ishte reduktuar në 5,460 kilogramë.
Dyshimet ranë fillimisht mbi një ish-oficer, Javier Specia, i cili ishte dorëhequr nga radhët e bluve në 2017-n.
Sipas asaj që shkruan britanikja
The Guardian
, gjatë kohës që ishte larguar, ai nuk kishte firmosur inventarin e sasisë së marijuanës që ndodhej në magazinë.
Megjithatë mungesa e gjysmë toni drogë nuk u vu re deri në momentin që pjesë e trupës policore u bë oficeri Emilio Portero.
Teksa dolën para gjykatës, Specia dhe tre prej vartësve të tij thanë se droga ishte ngrënë nga minjtë.
Pretendimi i tyre u hodh poshtë nga ekspertët, të cilën thanë se
“edhe nëse do të kishte qenë një tufë e madhe brejtësish, do ta kishin pasur të pamundur që të hanin aq shumë”.
Ndërsa ekspertë të Universitetit të Buenos Aires shpjeguan se minjtë nuk e ngatërrojnë drogën për ushqim.
/tvklan.al