325 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga autoritetet në Skrapar, ndërsa janë shoqëruar 5 banorë të zonës si autorë të dyshuar.
Droga u gjet në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”. Sipas njoftimit të policisë, ajo ishte fshehur brenda një magazine (ish rezervat) dhe ishte e futur në 17 thasë.
5 banorë të zonës janë shoqëruar në polici, ndërsa për disa prej tyre ka nisur hetimi. Policia sqaron se
“për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre”.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al