Një burrë rreth të 60-tave u gjet i pajetë këtë të martë në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima, me iniciale A.P., u gjet rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë që ishte kthyer në banesë.
Policia thotë se në trupin e 60-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike dhe dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.
Megjithatë, grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të saj./tvklan.al