Këto janë pamjet e autobotit që u përfshi nga flakët në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë këtë të premte.

Video e siguruar është filmuar nga një kamera amatore, ku shihet zjarri i përmasave të mëdha dhe shtëllunga e tymit. Në video shfaqet dhe një punonjës i karburantit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14.00 teksa autoboti shkarkohej në pikën e karburantit.

Për pasojë, flakët u përhapën me shpejtësi, por ndërhyrja e punëtorëve të pikës, policisë dhe zjarrëfikësve bëri të mundur neutralizimin e zjarrit.

Gjatë shuarjes, dy punonjës të pikës së karburantit u dëmtuan dhe u dërguan në spital, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq pas shuarjes së tij, policia e Durrësit ka nisur hetimet mbi rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në pikën e karburantit që ra zjarri.

Tv Klan