Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Maratona E Kenges

Nis edicioni i 11 i Maratonës së Këngës Popullore

Maratona e këngës, eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës ka filluar mbrëmë në qytetin e Durrësit. Këtë vit ky spektakël udhëtues shënon edicionin e 11. Qyteti antik, ka pritur në sheshin e Bashkisë organizatorët e tij, stafin e promotor te Televizionit Klan, në një mbrëmje të veçantë ku u priten...

Korrik 9, 2019

Poliçani dhe Belshi mirëpresin “Maratona e Këngës”

“Maratona e Këngës” vijon udhëtimin e saj në qytetet shqiptare, ku ndalesa e radhës ka qenë Poliçani dhe Belshi.  Nga Shkodra, artistët dhe stafi i produksionit artistik i këtij eventi, kanë zbritur drejt jugut. Ishte hera e parë në historinë shumëvjeçare të “Maratonës së Këngës” që skena instalohej në sheshin e qytezës së Poliçanit. Artistët...

Gusht 23, 2017

Nga Kruja në Shkodër me “Maratona e Këngës”

Një vit më parë në Krujë artistët shqiptarë morën premtimin se “Maratona  e Këngës” do të kthehej në një ngjarje kulturore tradicionale për qytetin. Dhe ashtu ndodhi. Mijëra qytetarë iu bashkuan projektit të madh muzikor të verës brenda mureve të kalasë. Një vit më parë “Maratona e Këngës” në Krujë përkoi  me fillimin e punimeve për rehabilitimin e...

Gusht 17, 2017

Maratona, nga Devolli në Myzeqe

Maratona e këngës ka mbyllur javën më të plotë të koncerteve në qytete. Disa etapa ditë pas dite ka ndjekur ekipi i artistëve që janë pjesë e eventit më masiv të kësaj vere. Pas përmbylljes në Fier, Maratona ka udhëtuar drejt Devollit. Ka qenë qendra e zonës, qyteti i Bilishtit, që në një lloj menyre...

Gusht 5, 2017

“Maratona e Këngës” në Vlorë

Ndalesa e radhës së  “Maratona e Këngës” ishte në qytetin e Vlorës. Në sheshin e qytetit,  aty ku nis “Lungomare”, këngëtarët e traditës dhe muzikës moderne i dhuruan vlonjatëve dhe pushuesve të shumtë një mbrëmje të mbushur me muzikë të bukur shqiptare. Edhe këtë herë, në Vlorë, nuk mungoi interesi i përhershëm për spektaklin “Maratona...

Korrik 20, 2017

“Maratona e Këngës” ndez Gjirokastrën

Gjirokastra ka qenë qyteti i radhës që ka pritur “Maratonën e Këngës” në fundjavë. Spektakli që shoqëroi mbrëmjen, përkoi me ditën e UNESCO -s, pasi 12 vjet më parë ky qytet ka patur fatin për t’u bërë pjesë e kësaj trashëgimie dhe qysh atëherë, qytetarët gjejnë mënyrën më të bukur për ta festuar. Janë rikthyer...

Korrik 17, 2017

Nis “Maratona e Këngës” në sheshet e qyteteve

“Maratona e Këngës”, koncerti më i dashur dhe më masiv për shqiptarët ka startuar edicionin e tij të nëntë. Qyteti antik i Durrësit ishte përzgjedhur si ndalesa e parë nga Televizioni Klan, Promotor dhe Qendra Sot për të Ardhmen. Nën kujdesin e Bashkisë së këtij qyteti, 35 artistë shqiptarë performuan hitet më të reja muzikore....

Korrik 2, 2017

Sot në Tv Klan, “Maratona e Këngës” në Divjakë

Sonte në mbrëmje, në orën 21:00 do të keni mundësinë të ndiqni “Maratonën e Këngës” në Divjakë. Një tjetër spektakël dhe një tjetër qytet që ofron një pritje emocionuese për “Maratonën e Këngës”. Surpriza e “Maratonës së Këngës” në mbrëmjen e së mërkurës e kishte emrin Divjakë. Qyteza afër Adriatikut e pranë lagunës së Karavastasë, ishte ndalesa e...

Gusht 20, 2016

Durrësi, takimi i radhës me “Maratonën e Këngës”

Durrësi i bëri një pritje të bukur “Maratonës së Këngës” në mbrëmjen e së Mërkurës. Këtë here, artistët udhëtuan aty ku gjurmët e qytetërimit të lashtë i sheh në çdo kënd, aty ku aroma dhe zhaurima e detit freskon stinën e nxehtë. Mijëra durrsakë dhe pushues kënduan e kërcyen deri në mesnatë. Tingujt e muzikës tradicionale...

Gusht 18, 2016

Sot në Tv Klan, “Maratona e Këngës” në Bilisht

Sonte në mbrëmje, në orën 21:00 do të keni mundësinë të ndiqni “Maratonën e Këngës” në Bilisht. Një tjetër spektakël dhe një tjetër qytet që ofron një pritje emocionuese për “Maratonën e Këngës”. Një tjetër rekord vendoset në sheshin e Bilishtit përsa i përket Maratonës së Këngës. Muaji Gusht nuk mund të kishte një hapje më të mirë për...

Gusht 17, 2016