Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Michel Barnier

Emmanuel Macron emëron kryeministrin e ri të Francës, Francois Bayrou

Francois Bayrou është vendosur kryeministri i ri i Francës pas dorëheqjes së Michel Barnier. Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar liderin si kryeministër në një përpjekje për t’i dhënë fund trazirave politike. Macron dhe Bayrou janë takuar mëngjesin e së premtes në pallatin Elysée ku vendimi final u mor pak orë më vonë. 73-vjeçari është një...

Dhjetor 13, 2024

Macron në kërkim të Kryeministrit të ri

Pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Michel Barnier, presidenti Emmanuel Macron po përpiqet të gjejë një emër për ta zëvendësuar atë. Mediat franceze kanë raportuar se Macron po zhvillon takime me aleatë dhe politikanë. Ndër kandidatët që qarkullojnë deri tani është i Francois Bayrou (Fransua Beiru), si një pasardhës i mundshëm i Barnier. Ai është...

Dhjetor 5, 2024

Kryeministri francez jep dorëheqjen

Kryeministri francez Mishel Barnie i paraqiti sot zyrtarisht dorëheqjen presidentit Emanuel Makron. U detyrua sipas ligjit, të hidhte këtë hap pasi dhoma e ulët e parlamentit miratoi mbrëmjen e të Mërkurës mocionin e mosbesimit ndaj tij. Mocioni u mbështet nga radikalët e djathtë dhe të majtë, dy grupime politike të cilët bashkuan votat me centristët...

Dhjetor 5, 2024

Rrëzohet me votë Qeveria e Francës

Kriza politike thellohet dhe Franca mbetet pa qeveri. Ajo humbi votëbesimin në Parlament. Kryeministri Michel Barnier u rrëzua me votat e partive të majta dhe të djathta ekstreme që u bashkuan për mbështetur mocionin e mosbesimit. Kjo është hera e parë që nga viti 1962 që qeveria franceze rrëzohet me një mocion mosbesimi. Mocioni kaloi...

Dhjetor 4, 2024
michel barnier

Parizienët të shqetësuar për krizën politike

Vendimi i kryeministrit Michel Barnier për të përdorur kompetenca të veçanta kushtetuese për të kaluar buxhetin e vitit 2025 pa votim në parlament nuk është pritur mirë nga parizienët. “Është me të vërtetë e trishtë. Unë kam parë liderë të tjerë politikë në të kaluarën, ata ishin në një nivel tjetër politike të sotëm. Kjo është...

Dhjetor 3, 2024

Kryeministri francez: Do të kaloj buxhetin pa votim

Pavarësisht kërcënimit të së djathtës ekstreme për të rrëzuar qeverinë, kryeminsitri francez Michel Barnier tha se buxheti i vitit 2025 do të kalojë pa votim në Parlament. Për këtë ai vendosi të përdorë kompetenca të veçanta kushtetuese. “Francezët po bëjnë thirrje dhe presin stabilitet. Ndaj në kuadrin e nenit 49, paragrafi 3 i kushtetutës,  marr...

Dhjetor 2, 2024

Mblidhet për herë të parë qeveria e re e Francës

Qeveria e re e Francës e dominuar nga konservatorët dhe politikanë të qendrës u mblodh për herë të parë të hënën ndërsa kryeministri Michel Barnier vendosi çështjet e buxhetit dhe emigracionit si prioritetet kryesore. Barnier thirri një takim herët në mëngjes me ministrat e sapoemëruar përpara një sesioni të shkurtër të kabinetit pasdite me presidentin...

Shtator 23, 2024
Kryeministri francez Michel Barnier shpalli qeverinë e tij të re të shtunën, duke i dhënë fund disa muajsh pasigurie politike që pësoi vendi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria e re ka në përbërje 39 ministra.

Kryeministri shpall qeverinë e re në Francë

Kryeministri francez Michel Barnier shpalli qeverinë e tij të re të shtunën, duke i dhënë fund disa muajsh pasigurie politike që pësoi vendi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria e re ka në përbërje 39 ministra dhe merr zhvendosje dukshëm djathtas, me emra nga radhët e konservatorëve dhe centristëve, të cilët janë mbështetës të presidentit...

Shtator 21, 2024

Emigrimi: Mundësi për një konsensus franko-gjerman?

Michel Barnier është ende në kërkim të ministrave për qeverinë e tij, por kreu i ri i qeverisë franceze ka njoftuar tashmë se çfarë do të ndryshojë në Francë. eMigrimi i parregullt është në krye të listës prioritare të 73-vjeçarit. “Kam përshtypjen se kufijtë janë të depërtueshëm si një sitë dhe se flukset e migracionit nuk...

Shtator 12, 2024

Kryeministri i ri francez synon të mbrojë politikat e Macron

Kryeministri i ri francez Michel Barnier u zotua se do të mbrojë disa nga politikat e presidentit Emmanuel Macron, por sinjalizoi se do të ashpërsojë qëndrimin e qeverisë ndaj emigracionit. “Ka ende një ndjenjë se kufijtë tanë dhe flukset migratore nuk po kontrollohen. Nuk kam shumë të përbashkëta me ideologjitë e tubimit kombëtar, por e respektoj atë.” Duke...

Shtator 7, 2024