Kryeministri francez Mishel Barnie i paraqiti sot zyrtarisht dorëheqjen presidentit Emanuel Makron. U detyrua sipas ligjit, të hidhte këtë hap pasi dhoma e ulët e parlamentit miratoi mbrëmjen e të Mërkurës mocionin e mosbesimit ndaj tij. Mocioni u mbështet nga radikalët e djathtë dhe të majtë, dy grupime politike të cilët bashkuan votat me centristët e Makronit në Shtator për një qeveri konsensuale.

Ekstremet e politikës franceze tërhoqën mbështetjen, pasi Barnier nuk hoqi dorë nga plani për rritje taksash dhe shkurtim të shpenzimeve për pensionet dhe ndihmën sociale në buxhetin e vitit të ardhshëm, si mënyrë për të reduktuar deficitin buxhetor.

Presidenti francez Emanuel Makron ka parashikuar një konferencë shtypi në orën 20.00, ku pritet të shpallë edhe emrin e ri që do të propozojë për kryeministër. Sipas mediave, me shumë gjasa do të jetë Fronsua Bajru, kreu i Lëvizjes Demokratike, që është pjesë e një koalicioni me partinë e Makronit.

Ky ishte i pari mocion mosbesimi në mbi 6 dekada, ndërsa Barnie kryeministri më jetëshkurtër.

Tv Klan