Pavarësisht kërcënimit të së djathtës ekstreme për të rrëzuar qeverinë, kryeminsitri francez Michel Barnier tha se buxheti i vitit 2025 do të kalojë pa votim në Parlament.

Për këtë ai vendosi të përdorë kompetenca të veçanta kushtetuese.

“Francezët po bëjnë thirrje dhe presin stabilitet. Ndaj në kuadrin e nenit 49, paragrafi 3 i kushtetutës,  marr përgjegjësinë e qeverisë sime për tërësinë e projektligjit të buxhetit të sigurimeve shoqërore për vitin 2025.”

Ndonëse ai bëri një lëshim të minutës së fundit në lidhje me buxhetin kjo sërish nuk ishte e mjaftueshëm për të fituar mbështetjen e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë.

Opozita ka tani 24 orë për të paraqitur një mocion mosbesimi. Votimi mund të bëhet që të mërkurën. Asnjë qeveri franceze nuk është rrëzuar nga një mocion votbesimi që nga viti 1962.

Përpjekjet e Barnier për të kaluar buxhetin e vitit 2025 pa një votim në parlament kërcënojnë ta zhysin Francën në krizën e dytë politike në gjashtë muaj.

Klan News