Në ditën Botërore të Mjedisit, Blendi Klosi ka zgjedhur një ndër qytetet më problematike me ndotjen, Elbasanin. Ai ka parë nga afër trajtimin e mbetjeve në inceneratorin e këtij qyteti, si dhe energjia që përfitohet nga ky proces.
Ministri Klosi ka deklaruar se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Me daljen e Shqipërisë nga pandemia e koronavirusit do të nisë një aksion pastrimi në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit në vendin tonë janë 18 pika të nxehta të ndotjes edhe nga kimikate të rrezikshme, dy prej tyre janë në Elbasan, Metalurgjiku dhe Balëza. Po ashtu pikat e tjera janë PVC e Vlorës, Port Romano, në superfosfatin e Laçit etj.
Klan Plus