Flakët e zjarrit kanë përfshirë fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit në fshatin Katund i Ri. Flakët janë favorizuar nga era, ndaj dhe janë përhapur me shpejtësi.
Tymi i përhapur në ajër ka shkaktuar ndotje të dukshme të mjedisit. Në vendngjarje kanë shkuar ekipe zjarrfikësish që kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.
/tvklan.al