Kryeqyteti më i ndotur në botë për vitin 2023 është ai i Indisë – Delhi, sipas një grupi monitorues të cilësisë së ajrit me bazë në Zvicër. Gjithashtu, India u rendit vendi i tretë më i ndotur në botë pas Bangladeshit dhe Pakistanit.

Ajri i Indisë është përkeqësuar që nga viti 2022, kur ishte vendi i 8 më i ndotur në botë. Ndotja e ajrit është një problem serioz në disa qytete indiane. Ekspertët thonë se industrializimi i shpejtë i shoqëruar me zbatimin e dobët të ligjeve mjedisore ka luajtur një rol në rritjen e ndotjes në vend.

Delhi lufton me ajrin e keq gjatë gjithë vitit, por ajri bëhet veçanërisht toksik gjatë dimrit. Kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë djegien e mbetjeve bujqësore nga fermerët, emetimet industriale dhe të automjeteve, shpejtësia e ulët e erës dhe shpërthimi i fishekzjarreve gjatë festave.

Vitin e kaluar, qeveria mbylli shkollat ​​dhe universitetet për disa ditë rresht për shkak të ajrit toksik. India ka parë shumë zhvillim në dekadat e fundit, por rregullimi i dobët industrial do të thotë që fabrikat nuk ndjekin masat e kontrollit të ndotjes. Ndërtimi i shpejtë ka kontribuar gjithashtu në rritjen e niveleve të ndotjes./tvklan.al