Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Pasaportat Biometrike

Sali Berisha në Opinion me Fevziun: E detyrueshme pajisja me pasaporta-(10 Korrik 2009)

Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e se enjtes ne emision Opinion ne TV Klan se brenda gjysmës se pare të vitit 2010, qeveria do te synoje lëvizjen e lire te shtetasve shqiptare ne vendet me hapësirë Shengen. Kusht për te arritur këtë qellim politik është pajisja e shtetasve shqiptare me pasaportat e reja biometrike dhe...

Korrik 10, 2009

Vendimi i qeverisë për kartat, pas 30 majit të aplikojnë vetëm personat pa pasaportë – (28 Maj 2009)

Pas datës 30 maj e deri në fund të muajit qershor, në qendrat e aplikimit të kartave të identitetit prioritet do të kenë vetëm shtetasit që nuk kanë pasaporta shqiptare. Kështu është rënë dakord mes qeverisë dhe kompanisë koncensionare Aleat, gjatë një takimi mes kryeministrit Berisha dhe përfaqësues të kësaj kompanie. Kompania Aleat do të...

Maj 28, 2009

Ministria e Brendshme njoftim mbi procesin e aplikimit për kartat ID – (15 Maj 2009)

Fatmir Konja: “Deri ditën e djeshme datë 14 maj kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike  25 mijë qytetarë, 375 mijë prej të cilëve i përkasin grupit të atyre pa pasaportë. Aplikimet ditore variojnë nga 19 mijë deri në 20 mijë qytetarë. Procesi është funksional në të gjithë vendin, megjithatë koncensionari po hap edhe 15 zyrat e...

Maj 15, 2009

Pajisja me kartë ID, qeveria vendos afatet për personat pa pasaportë – (1 Prill 2009)

Nga data 1 prill deri më 1 maj të gjithë shtetasit pa pasaportë do të gëzojnë të drejtën e aplikimit për pajisjen me letërnjoftim elektronik pranë zyrave të gjendjes civile. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë e cila përcaktoi në këtë mënyrë vendosjen e afateve dhe masave shtrënguese për të gjithë ata shtetas që...

Prill 1, 2009

Aplikimi për kartë ID bëhet me detyrim, Pone: Sanksione për mosaplikuesit – (8 Janar 2009)

Vetëm 4 ditë pas shpalljes zyrtare të thirrjes publike të zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme Ferdinand Pone, për startimin e procedurës së aplikimit, për kartat e reja të ID, po ky dikaster deklaron sanksionet përkatëse. Që nga punonjësit buxhetor apo deri tek pensionistët nuk do të marrin pagat e tyre, nëse më parë nuk...

Janar 8, 2009

Mbledhja e qeverisë, Berisha: Nga 12 janari nis aplikimi për kartat ID – (7 Janar 2009)

Duke filluar nga 12 janari do të startojë në Tiranë për të vijuar më pas në të gjithë vendin, procesi i aplikimit për pajisjen me mjetet e reja të identifikimit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, i cili e ka cilësuar shumë të rëndësishëm procesin e pajisjes së shtetasve...

Janar 7, 2009

Analiza 7-mujore e Ministrisë së Brendshme, Nishani: Në janar gati kartat ID – (19 Gusht 2008)

Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do të nisin të shpërndahen në fillimin e vitit të ardhshëm. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani bën të ditur këtë lajm, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyrë dhe akuzat e opozitës se shtetasit shqiptar nuk do të mund të pajisen me këto mjete identifikimi përpara zgjedhjeve të 2009. Bujar...

Gusht 19, 2008

Komisioni i Ligjeve ratifikon kontratën për kartat e identitetit dhe pasaportave – (28 Korrik 2008)

Komisioni parlamentar i ligjeve dhe ai i ekonomisë dhe financave kanë ratifikuar kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike. Kontrata e lidhur mes ministrisë së brendshme dhe grupit Shazem Security dhe fondit shqiptar amerikan i ndërmarrjeve, respekton standardet më të mira për elementët e sigurisë së kartave elektronike....

Korrik 28, 2008

Intervistë me ministrin Bujar Nishani për pasaportat biometrike dhe kartat ID – (6 Maj 2008)

Brenda vitit 2009 shqiptarët do të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta të reja biometrike. Një standard institucional që ministri i punëve të brendshme Bujar Nishani mori dy vjet më parë. Procesi i përzgjedhjes për projektin e parë të këtij lloji në Shqipëri kërkoi dhe asistencën e shërbimeve të specializuara policore siç është dhe Interpoli....

Maj 6, 2008

Ministri i Nishani deklaron se brenda 2009 të gjithë do pajisen me karta ID dhe pasaporta-6 Maj 2008

Brenda vitit 2009 shqiptarët do të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta të reja biometrike. Një standard institucional që ministri i punëve të brendshme Bujar Nishani mori dy vjet më parë. Procesi i përzgjedhjes për projektin e parë të këtij lloji në Shqipëri kërkoi dhe asistencën e shërbimeve të specializuara policore siç është dhe Interpoli....

Maj 6, 2008