Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon opinion publik se deri në ditën e djeshme gjysmë milioni qytetarë shqiptarë kanë aplikuar për pasaportat biometrike. Saktësisht në bazë të të dhënave të datës 18 shkurt 2010 numri i aplikimeve për pasaportat biometrike arriti shifrën  501 mijë. Në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe, gjendet një sasi e madhe pasaportash biometrike, të cilat nuk janë tërhequr nga qytetarët. U bëjmë thirrje këtyre qytetarëve të nxitojnë dhe të paraqiten për të tërhequr pasaportat e tyre biometrike. Rikujtojmë gjithashtu se marrja e pasaportës së re biometrike do të shoqërohet me bërjen të pavlefshme të pasaportës në përdorim nga shtetasi në momentin e paraqitjes pranë zyrave të aleatë ne komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe”./tvklan.al