Në ditën e dytë dhe të fundit të samitit informal të presidenteve të rajonit që po mbahet në Vlorë, krerët e katër shteteve, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë konfirmuan vullnetin e tyre për intensifikimin e dialogut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pjesëmarrës për herë të parë në një...