Djegiet e flamujve ndodhin në shumë stadiume futbolli të botës, prandaj këto ngjarje nuk duhet të ngrihen në nivel të trajtimit politik. Kështu e ka cilësuar rastin e ndodhur të dielën, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi. Kur tifozë të klubit futbollistik të Prishtinës kishin djegur flamurin e Maqedonisë.
Djegia e flamurit maqedonas erdhi si reagim pas publikimit të enciklopedisë maqedonase, e cila konsiderohet fyese për shqiptarët. Numri dy i qeverisë së Kosovës, Kuqi i vjen keq që ka ndodhur ky incident.
Hajerdin Kuqi: “Nuk ka nevojë me i ngrit raporte ndërshtetërore për një flamur në një stadium. Kjo ndodh në Liverpool nëse iu intereson apo diku tjetër.”
Pavarësisht kësaj Kuqi thotë së marrëdhëniet me shtetin fqinj, Maqedoninë nuk do të dëmtohen aspak.
Hajredin Kuqi: “Kosova dhe Maqedonia s’kanë asnjë telash, nëse dëshiron dikush ti nxjerrë telashe vetes dhe të tjerëve beson që nuk bën mirë.”
Rreth këtij incidenti kanë reaguar edhe të mërkurën edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ata thanë sot se është e pa arsyeshme, nëse bëhet fjalë për fjalë për dalje jashtë të asaj që quhet kod i mirësjelljes./tvklan.al