Brukseli mbështet EULEX-in. Kjo thuhet se është e mjaftueshme, për të treguar se kosovarët duhet të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, dhe të lirojnë hapësirën që EULEX-i të vazhdojë me nënshkrimin e protokollit për policinë me Beogradin zyrtar.

Kjo është porosia që doli nga një takim i nivelit të lartë në Bruksel, ku Kosova ishte temë diskutimi, meqë doli nga tavolina e bisedimeve me EULEX-in, mu për punën e protokollit. E kjo duhet ndryshuar.

Diplomatë evropian, thonë në kushte anonimiteti, se Prishtina zyrtare duhet të kthehet prapa në bisedime me EULEX-in, për të gjetur një zgjidhje, por që pjesëmarrja e saj në vendim-marrje është refuzuar. Sipas tyre, nënshkrimi i protokollit ndërmjet Serbisë e EULEX-it, nuk varet nga nënshkrimi i të njëjtit nga institucionet kosovare.

Ajo që mbetet tani, siç presin në Bruksel, është që pala kosovare të gjej një mënyrë adekuate për tu larguar nga kjo çështje, me sa më pak marre. Përgjigja e Prishtinës zyrtare se nuk dëshiron të flas më për punën e protokollit për policinë mes EULEX-it e Serbisë, diplomatët në Bruksel thonë se ishte menaxhuar shumë gabimisht nga zyra e kryeministrit. Kjo, meqë refuzimi, është parë si nxitje për opinionin publik, që ka kulmuar me lëvizjen Vetëvendosje kur demoloi pronën evropiane./tvklan.al