Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Spartak Poçi

Spartak Poçi në Fier (24 Tetor 2004)

Ministri i Transporteve Spartak Poçi dhe ai i Rendit Publik Igli Toska kanë marrë pjesë në inaugurimin e segmentit rrugor Seman-Plazh e gjatë 10 km. Ndërsa fliste për rrugën e autostradës Lushnj- Fier, ministri Spartak Poçi i është përgjigjur dhe pyetjes lidhur me kërkesën e deputetit Erion Braçe për dorëheqjen nga posti i ministrit. Spartak...

Tetor 24, 2004

Policia gris posterat e lëvizjes “MJAFT” (22 Tetor 2004)

Forcat Speciale të Policisë grisin posterat e lëvizjes “MJAFT”. Një fugon policie ka ndalur në orët e paradites, përpara murit ku vetëm gjysmë ore më parë të rinjtë e “MJAFT”-it kishin ngjitur posterat që lajmëronin protestën e madhe të ditës së shtunë. Policët e Speciales, pasi kanë grisur gjithçka duke lënë provat e përleshjes me...

Tetor 22, 2004

“MJAFT”, të vendosur të vazhdojnë protestën (22 Tetor 2004)

Të ngjisësh postera nëpër mure, prish rendin publik. Dënimi tani, shumë vjet pas pëfundimit të luftës, është ndryshuar. Nuk të lënë më pa bukë, por të shoqërojnë për në Komisariatin e Policisë. Forcat Policore të Ndërhyrjes së Shpejtë, në orët e paradites, kanë ndaluar Dorian Veliun, një aktivist të lëvizjes “MJAFT”, pasi po ngjiste postrat...

Tetor 22, 2004

Protestë në Lushnjë (22 Tetor 2004)

Qindra drejtues automjetesh në qytetin e Lushnjës organizuan një tubim në protestë ndaj politikave fiskale diskriminuese, sipas tyre, që po ndjek qeveria. Të udhëhequr nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve dhe Sindikata e Transporteve, protestuesit i kërkuan ministrit të Transporteve Spartak Poçi zbardhjen e shumës së parave të mbledhura deri tani për ndërtimin e rrugës...

Tetor 22, 2004

Intervista për shkarkimin e Poçit (21 Tetor 2004)

Ben Blushi: “Unë jam anëtar i ri dhe sigurisht nuk më vjen mirë sa herë që ka orkestra të këtij karakteri. Besoj se kjo i takon një analize shumë më të thelluar në qeveri.” Arben Malaj: “Nuk besoj se një ngjarje e caktuar zgjidhet thjesht me një diskutim në mënyrë spontane. Ajo që do të...

Tetor 21, 2004

“MJAFT” proteston me larjen e flamurit shqiptar (21 Tetor 2004)

Lëvizja “MJAFT”, një ditë pas çeljes së protestave për të ndarë turpin nga veprimet e kryeministrit, nuk është lejuar t’i vazhdojë tubimet simbolike përpra selisë së qeverisë. Kryeministria është fortifikuar me rreshta policësh të cilët nuk kanë lejuar në anët e saj të lëvizin të rinjtë e “MJAFT”-it. Këtë herë, pas parrullës ‘Turp’, është marrë...

Tetor 21, 2004

Braçe kërkon largimin e Spartak Poçit (20 Tetor 2004)

Në mbledhjen e grupit parlamentar deputeti Erion Braçe ka kërkuar largimin e ministrit të Transporteve Spartak Poçi. Erion Braçe: “Meqë ministri zakonisht mungon në mbedhje grupi, u detyrova ta bëj pa prezencën e tij, natyrisht që do ta bëj dhe me prezencë të tij kur të vijë ashtu siç do të kërkoj edhe të shikohet...

Tetor 20, 2004

Parlamenti miraton kalendarin dyjavor të punimeve (20 Shtator 2004)

Parlamenti miratoi kalendarin dyjavor të punimeve në seancën e pasdites. Deputeti Nikollë Lesi, me pretekstin për të diskutuar mbi rendin e ditës, lëshoi akuza mbi kryeministrin dhe bashkëshorten e tij Xhoana Nano. Nikollë Lesi: “Nuk kam asnjë dridhje qerpiku nga kerkesa që sot është marrë në raportet 3 me 2, po nxjerr edhe sekretin e...

Shtator 20, 2004

Përforcohen masat e sigurisë në Aeroportin e Rinasit (28 Korrik 2004)

Gazetarja: “Aeroporti i Rinasit konsiderohet si një objekt me nivel të lartë rreziku, kjo për shkak të lojrave olimpike dhe kërcënimeve të sulmeve terroriste. Për këtë është ngritur tashmë një shtab sigurie i cili do të funksionojë këtu deri në tetor të këtij viti.” Në një mbledhje nën drejtimin e minsitrit Poçi janë koordinuar masat...

Korrik 28, 2004

Poçi shprehet për borxhet e ALBtlecom-it (14 Korrik 2004)

Institucionet buxhetore, partitë politike, biznese të ndryshme dhe konsumatorë familjarë i kanë borxh ALBtelecom-it 1.8 miliardë lek, afërsisht sa fitimi vjetor i parashikuar për këtë vit për këtë kompani. Spartak Poçi: “Presim një listë të detajuar të debitorëve buxhetorë, ku përfshihen këtu edhe institucionet shtetërore, ku përfshihen këtu edhe partitë politike të cilat, i kanë...

Korrik 14, 2004