Gazetarja: “Aeroporti i Rinasit konsiderohet si një objekt me nivel të lartë rreziku, kjo për shkak të lojrave olimpike dhe kërcënimeve të sulmeve terroriste. Për këtë është ngritur tashmë një shtab sigurie i cili do të funksionojë këtu deri në tetor të këtij viti.”
Në një mbledhje nën drejtimin e minsitrit Poçi janë koordinuar masat që do të merren për të mbrojtur këtë aeroport, kryesisht nga rreziqet terroriste.
“Në Aeroportin e Rinasit do të jenë të stacionuara dy grupe të forcave speciale me të gjitha pajisjet. Gjithashtu, përpara datës 10 gusht do t’i kërkohet Ministrisë së Mbrojtjes për marrjen në ruajtje në rrethimin e jashtëm të Aeroportit të Rinasit nga forcat komando.”
Ministri i Transportit ka kërkuar që, përpara fillimit të zbatimit të masave, të pastrohet “Alb Security” nga mjaft elementë të cilët janë përjashtuar më parë nga policia dhe ushtria si të implikuar apo të paaftë. Për këtë është kërkuar ndihma e SHISH me informacion dhe verifikime të cilat duhet të realizohen përpara 1 gushtit.
Spartak Poçi: “Kombinacionet e mundshme të sloteve të fluturimit për të lehtësuar operimin dhe kontrollin e sigurisë duhet të shoqërohene me masa supelmentare në vëzhgim dhe inspektim, kontrollin dhe parandalimin e pasagjerëve dhe mallrave që kërcënojnë sigurinë aeroportuale dhe të fluturimit.”/tvklan.al