Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Turizmi Ne Shqipëri

Kroçerë në Durrës

450 jahte dhe 13 kroçera në Durrës në 8 muaj

Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, në Portin e Durrësit janë ankoruar 450 jahte turistike dhe 13 kroçera, një rritje prej 20%.

Shtator 19, 2024

Moti i nxehtë mbipopullon me pushues bregdetin e Durrësit-(26 Korrik 2009)

Temperaturat e larta, kane bërë që qindra e mijëra pushues të zgjedhin plazhin e Durrësit për te kaluar pushimet verore. Fundjava  ka shënuar një numër te madh pushuesish nga Kosova dhe Maqedonia. Plazhi i Durrësit në këtë sezon veror mirëpret jo vetëm pushues ditor, por edhe rezidencial, të cilët në këtë periudhë janë të shumtë....

Korrik 26, 2009

Plazhet dhe natyra mahnitëse shqiptare, atraksion i gjallë për turistet e huaj-(27 Qershor 2009)

Shqipëria, e njohur ndryshe si pasioni i ri mesdhetar, është një ndër vendet më atraktive të Evropës Juglindore. Pozita e favorshme gjeografike, klima, bukuritë natyrore dhe trashëgimia e pasur historike e kulturore përbëjnë garanci dëfrimi për çdo turist që zgjedh për të vizituar tokën e shqipeve. Ana Dilelio është një turiste nga Italia. Ajo ka...

Qershor 27, 2009

OBT e rendit Shqipërinë të 4-tën në rajon për të ardhurat nga sektori i turizmit – (19 Gusht 2008)

Organizata Botërore e Turizmit rendit Shqipërinë ndër vendet e para në rajon, përsa i takon të ardhurave të gjeneruara nga sektori i turizmit. Sipas këtyre shifrave gjatë vitit të kaluar të ardhurat nga turizmi kanë arritur në 1.37 milion dollarë. Një shifër që sipas ministrit të turizmit zotit Ylli Pango është mjaft e kënaqshme. Duke...

Gusht 19, 2008

Kapriçot e motit presin hovin e pushuesve, operatorët turistikë të pakënaqur-(14 Qershor 2008)

Dita e mbarë duket që në mëngjes dhe këtë më shumë se kushdo tjetër e kanë ndjerë operatorët turistikë në bregdetin e Durrësit. Kapriçot e motit që prej fillimit të sezonit kanë prerë hovin e pushuesve duke ulur ndjeshëm frekuentimin e plazhit. Zbrazëtia e tij ndihet thuajse në të gjithë vijën bregdetare. Restorantet e hapura...

Qershor 14, 2008

Vladimir Kume për problemet me zhvillimin turistik të gjirit të Kakomesë-(14 Qershor 2008)

Investimet dhe zhvillimi turistik i gjirit të Kakomesë mbeten peng i mosmarrëveshjeve mes banorëve dhe agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave. Banorët e fshatit Nivicë nuk kanë pranuar ofertën më të fundit për t’u bërë aksionerë në fshatin turistik që kompania franceze, “Club Med” në bashkëpunim me operatorët turistikë shqiptarë kanë vendosur të ndërtojnë...

Qershor 14, 2008

Hapet sezoni turistik veror në plazhet e Shëngjinit dhe Durrësit-(4 Qershor 2008)

Plazhi i Shëngjinit i bashkohet vendpushimeve të tjera që kanë çelur sezonin turistik. Për këtë verë garantohet më shumë cilësi në shërbime dhe rritjen e numrit të pushuesve. Premtim për këtë bëhen vetë kushtet e përmirësuara në komunën e Shëngjinit, të cilat sigurojnë ujë dhe drita 24 orë, infrastrukturë më të mirë rrugore dhe një...

Qershor 4, 2008