Organizata Botërore e Turizmit rendit Shqipërinë ndër vendet e para në rajon, përsa i takon të ardhurave të gjeneruara nga sektori i turizmit. Sipas këtyre shifrave gjatë vitit të kaluar të ardhurat nga turizmi kanë arritur në 1.37 milion dollarë.

Një shifër që sipas ministrit të turizmit zotit Ylli Pango është mjaft e kënaqshme. Duke marrë në konsideratë konkurrencën e fortë turistike që karakterizon rajonin tonë.

Ylli Pango: “Vendin që zë Shqipëria përsa i përket rritjes së të ardhurave nga turizmi, renditet e katërta në rajon për vitin 2007 dhe në rajon kini parasysh përfshihen edhe vende me turizëm shumë të zhvilluar si Portugalia, Kroacia. Dhe zë vendin e parë përsa i përket rritjes së të ardhurave në periudhën e pikut turistik, që do me thënë në tremuajshin e periudhës së verës.”

Ministri i Turizmit theksoi, se këtë vit sezoni veror është shtrirë më shumë në kohë dhe për këto tregoi shifrat.

Ylli Pango: “Në fund të gushtit ka qenë shifra afërsisht 2 milion e 80 mijë. Po të vini re deri në këtë datë që faktikisht është 13-14 shtatori, ne kemi pasur një numër prej 2 milion e 158 mijë turistë. Përsëri vendim e parë vazhdon ta mbajë Maqedonia, me rreth 280 mijë turistë, pastaj është Kosova, Mali i Zi të cilin mund të themi që e kemi kaluar, si numër turistësh dhe që është dhe konkurrent në rajon dhe që ka dashur të na joshi turistë për koncertin e Madonës ose të marri …. Ne kemi marrë nga Mali i Zi 81 mijë turistë këtë vit./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro