Temperaturat e larta, kane bërë që qindra e mijëra pushues të zgjedhin plazhin e Durrësit për te kaluar pushimet verore.

Fundjava  ka shënuar një numër te madh pushuesish nga Kosova dhe Maqedonia.

Plazhi i Durrësit në këtë sezon veror mirëpret jo vetëm pushues ditor, por edhe rezidencial, të cilët në këtë periudhë janë të shumtë.

Sipas pushuesve një ndër arsyet që e frekuentojnë këtë plazh janë çmimet më të lira se në zonat e tjera turistike.

Gazetarja: “Çmimet të duken më të lira në plazhin e Durrësit në krahasim me vendet e tjera?”

“Njësoj. Normal”.

“Mua ma merr mendja në të gjithë Evropën nuk ka ndryshime të mëdha. Si edhe në të tjera shtete, ashtu, veç më pëlqen mua meqenëse shumë tollovi e madhe. Për herë të parë vij.”

Gazetarja: “Si ju duken kushtet?”

“Shumë mirë.”

Gazetarja: “Çfarë të tërheq më shumë?”

“Më pëlqen më shumë zhurma dhe ka shumë ambiente ku të argëtohesh”.

“Unë kam qenë para gjashtë viteve këtu kurse pas gjashtë viteve kam ardhur prapë tash. Ka shumë ndryshime”.

Plazhi i Durrësit është më i frekuentuari nga mijëra pushues. Vapa afrikane e ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve në plazhin e Durrësit në të gjithë gjatësinë e tij prej 3.2 kilometrash./tvklan.al