Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, në Portin e Durrësit janë ankoruar 450 jahte turistike dhe 13 kroçera, një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kapiteni i portit, Tauland Allka, thekson se megjithëse porti nuk është projektuar specifikisht për turizëm, infrastruktura e përmirësuar ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të mjeteve lundruese turistike.
Sipas Allkës, shtimi i mjeteve turistike ka kontribuar në rritjen e të ardhurave nga taksa e naftës, ndërsa rezervimet për kroçerat dhe mjete të tjera lundruese për vitin e ardhshëm priten të rriten me 20% krahasuar me këtë vit.
Autoriteti portual e cilëson këtë sezon turistik si mjaft të suksesshëm, falë edhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Tv Klan