Plazhi i Shëngjinit i bashkohet vendpushimeve të tjera që kanë çelur sezonin turistik.

Për këtë verë garantohet më shumë cilësi në shërbime dhe rritjen e numrit të pushuesve.

Premtim për këtë bëhen vetë kushtet e përmirësuara në komunën e Shëngjinit, të cilat sigurojnë ujë dhe drita 24 orë, infrastrukturë më të mirë rrugore dhe një plazh më të pastër, me rërë të punuar në thellësi.

Biznesi privat në këtë zonë ka ndikuar pozitivisht, ndërsa është ndërtuar dhe një brez i gjelbër që do të përdoret si shëtitore.

Autoritetet garantojnë edhe këtë vit se pushuesit do të gjejnë ambientin e kërkuar.

“Jemi përgatitur për ta përballuar me sukses këtë eveniment, i cili për shumë njerëz që vijnë kalojnë kohën këtu, dmth është një kënaqësi. Mendojmë që këtë vit të kemi një shtesë prej 10-20% më shumë pushues.”

Ky plazh na çon në komunën e Syneit, ose siç të gjithë e njohin, plazhi i Currilave. E sezoni turistik verë 2008 ka mbërritur edhe këtu.

Kjo komunë ka arritur që me punën e bërë të tërheqë pushues nga Tirana, Kavaja dhe Durrësi duke bërë përpjekje që veç infrastrukturës së nevojshme të ruajë origjinalitetin.

“Rreth 500 metra linearë, për me gjerësi rreth 60 metra, por me një kurorë kaq të bukur në formën e një amfiteatri me një pyll të shkurtër që formon me të vërtet një peizazh të jashtëzakonshëm”.

Shefi i urbanistikës në këtë zonë pohon se për shtrimin e rrugës 13 kilometra është miratuar një fond prej 600 milion lekësh dhe punimet pritet të fillojnë në Shtator.

Jo shumë larg prej këtu ndodhet edhe plazhi i Kalasë, i cili më së shumti frekuentohet nga njerëz dhe pushues, të cilët duan qetësinë./tvklan.al

Gazetar: Drini Zeqo