Shuhet futbollisti në Kosovë, 22-vjeçari Erjon Morina pësoi atak kardiak
U shua në moshën 22-vjeçari futbollisti kosovar, Erjon Morina, sipas mediave lokale. Sulmuesi i Vushtrrisë kishte probleme shëndetësore pas atakut kardiak që pësoi në fund të Tetorit gjatë një seance stërvitore. Morina ndodhej në spital në gjendje kome. Erjon Morina ka qenë pjesë e skuadrave në Kosovë dhe Zvicër. Tv Klan