Një italian vendosi rekord Guinnes duke vrapuar dhe njëkohësisht shtyrë një karrocë bebesh ku ndodhej i biri për 100 kilometra.
Lorenzo Lotti e përshkoi këtë distancë pë 8 orë, 1 minutë e 40 sekonda. Një provë e zhvilluar në Virxhinia ku temperaturat shkuan deri -7 gradë Celsius.
Kushtet atmosferike nuk e kanë trembur Lorenzo, i cili fitoi edhe garën ku vendosi rekordin Guinness.
Kjo nuk është përvoja e parë e tillë për 38-vjeçarin, duke vrapuar sërish me karrocë bebesh për 50 kilometra.
Lorenzo Lotti, përgjegjës për sportin në një komunë të Emilia Romanjas, ka marrë pjesë edhe në maratona të rëndësishme si ajo Nju Jorkut, Berlinit apo Romës.
Tv Klan