Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Venezia

Skuadrat për mbijetesë bëjnë surprizën në Serinë A

Parma dhe Venezia, dy skuadra që luftojnë për mbijetesë, bënë surprizën në javën e 26-të në Serinë A. Lazio u ndal në barazim pa gola ndaj Venezias në transfertë. Ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja ekipet, që kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë....

Shkurt 22, 2025
Dybala

Vendos goli me penallti, Dybala i jep fitoren Romës

Roma u rikthye te fitorja në Serinë A, pasi mposhti minimalisht Venezia-n në transfertë, në sfidën e javës së 24-t në Serinë A. Ishte një përballje e luftuar nga të dyja ekipet, e cila u vendos nga një penallti. Në minutën e 56-të, Paulo Dybala u shfaq i saktë nga pika e 11 metërshit, për...

Shkurt 9, 2025
Indrit Tuci

Indrit Tuci, në listën e klubit të Serisë A

Indrit Tuci mund të transferohet në Serinë A. Sulmuesi i Kombëtares ka përfunduar në radarët e klubit të Venezia-s. Raportimet nga Italia bëjnë me dije se 25-vjeçari është në listën e drejtuesve për merkaton e dimrit. Tuci është pjesë e Sparta Pragë në Çeki, ndërsa për ndeshjet e Ligës së Kombeve, u ftua nga trajneri...

Janar 31, 2025
Inter

Interi rikthehet te fitorja, Asllani protagonist te goli i vetëm

Interi ka hedhur pas krahëve humbjen ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë. Zikatërit u rikthyen te fitorja, pasi mposhtën minimalisht Venezia-n në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serinë A. Protagonist në këtë sukses ishte edhe Kristjan Asllani, i cili e nisi ndeshjen si titullar. Mesfushori shqiptar, nisi aksionin...

Janar 12, 2025

Asllani e nis titullar me Interin

Kristjan Asllani ka mundësinë t’i përgjigjet të gjitha kritikave. Mesfushori ishte një nga të “shigjetuarit” e tifozëve zikaltër, pas humbjes në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit. Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi i ka dhënë një tjetër mundësi shqiptarit, duke e zgjedhur si titullar në përballjen e kampionatit ndaj Venezia-s. Një paraqitje solide, do të...

Janar 12, 2025

Juventusi u ndal nga vendi i fundit, Motta: Duhet t’i vrasim ndeshjet

Juventusi zhgënjeu sërish në kampionat, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Venezia-s së vendit të fundit. Duket se barazimet janë kthyer në një “makth” për bardhezinjtë, që këtë sezon numërojnë plot 10 të tillë. Pas ndeshjes, trajneri Thiago Motta u shfaq i zhgënjyer, duke thënë se skuadra e tij duhet t’i vrasë...

Dhjetor 15, 2024
Inter-Venezia

VAR-i shpëtoi Interin në minutën e 98-të, Inzaghi: Ishte prekje me dorë

Interi triumfoi minimalisht në shtëpi ndaj Venezia-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Kampionët në fuqi, iu falën një goli të shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 65-të. Megjithatë, zikaltërit rrezikuan të humbisnin 3 pikët në këtë përballje. Venezia barazoi shifrat në minutën e 98-të, por VAR-i e anuloi...

Nëntor 4, 2024
Lazio

Serie A, Lazio fiton me “tris”

Tre ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 10-të, prodhuan gola të shumtë. Nuk prodhoi fitues sfida Parma-Empoli, e cila u mbyll në barazim 1-1. Në këtë takim, titullar ishte edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, i cili luajti me maskë, për shkak të një dëmtimi në fytyrë. Lojtari shqiptar, ishte një nga...

Tetor 27, 2024
Fiorentina

Fiorentina fiton 6-0, feston edhe Atalanta

Fiorentina regjistroi fitoren e dytë radhazi në Serie A. Skuadra nga Firence shkatërroi me shifrat e thella 6-0 Lecce-n në transfertë, në një ndeshje pa shumë histori. Ekipi i drejtuar nga Palladino, ishte i pamëshirshëm, duke tundur rrjetën gjashtë herë. Kjo fitore e ngjit Fiorentinën në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Lecce renditet...

Tetor 20, 2024

Pse nuk u krye transferimi i Tessmann te Interi ?

Sipas raportimeve, tensioni mes Interit dhe Tanner Tessmann mbi paratë dhe planet qëndron pas kolapsit të papritur të transferimit të tij të planifikuar nga Venezia. Dy klubeT kishin shtrënguar duart për marrëveshjen me idenë për të bërë shitjen këtë verë, duke e lënë atë në huazim te Venezia për një sezon tjetër në Serie A...

Korrik 19, 2024