Interi triumfoi minimalisht në shtëpi ndaj Venezia-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Kampionët në fuqi, iu falën një goli të shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 65-të. Megjithatë, zikaltërit rrezikuan të humbisnin 3 pikët në këtë përballje.

Venezia barazoi shifrat në minutën e 98-të, por VAR-i e anuloi golin për prekje të topit më dorë.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, deklaroi se skuadra e tij duhet të ishte më cinike në rastet që kishte, për të shënuar të dytin. Sipas tij, te goli i miqve kishte prekje me dorë, prandaj dhe u anulua.

“Duhet të ishim më cinikë. Unë i bëra komplimente skuadrës në fundin e pjesës së parë. Ndeshja do të ishte më e lehtë për ne, nëse do të kishim shënuar në rastet që kishim. Zëvendësimet e Venezia-s, na i bënë më të vështirë pjesën e dytë. Problemi jonë ishte që nuk e vramë ndeshjen. Te goli i Venezia-s, kishte një shtyrje ndaj Bisseck, por edhe prekje me dorë. E theksoj, duhet të jemi më cinikë”, deklaroi Inzaghi.

Me këtë fitore, Interi mban vendin e dytë me 24 pikë, 1 më pak se Napoli kyresues, me të cilët përballet javën e ardhshme. /tvklan.al