Roma u rikthye te fitorja në Serinë A, pasi mposhti minimalisht Venezia-n në transfertë, në sfidën e javës së 24-t në Serinë A.

Ishte një përballje e luftuar nga të dyja ekipet, e cila u vendos nga një penallti. Në minutën e 56-të, Paulo Dybala u shfaq i saktë nga pika e 11 metërshit, për t’i dhënë avantazhin miqve.

Këtë avantazh Roma e ruajti deri në fund, për të marrë tre pikë të rëndësishme.

Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e nëntë me 34 pikë të grumbulluara. Venezia renditet e parafundit me vetëm 16 pikë dhe rrezikon rënien në Serinë B. /tvklan.al