Kristjan Asllani ka mundësinë t’i përgjigjet të gjitha kritikave. Mesfushori ishte një nga të “shigjetuarit” e tifozëve zikaltër, pas humbjes në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit.
Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi i ka dhënë një tjetër mundësi shqiptarit, duke e zgjedhur si titullar në përballjen e kampionatit ndaj Venezia-s.
Një paraqitje solide, do të bënte që Asllani të heshtë të gjithë kritikët për performancën ndaj rivalëve të qytetit.
Ndeshja Venezia-Inter, do të luhet në stadiumin “Pierluigi Penzo”, duke nisur nga ora 15:00.

/tvklan.al