Juventusi zhgënjeu sërish në kampionat, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Venezia-s së vendit të fundit.
Duket se barazimet janë kthyer në një “makth” për bardhezinjtë, që këtë sezon numërojnë plot 10 të tillë.
Pas ndeshjes, trajneri Thiago Motta u shfaq i zhgënjyer, duke thënë se skuadra e tij duhet t’i vrasë ndeshjet kur kalon në avantazh.
“Nuk bëmë paraqitje të mirë ndaj një ekipi që mbrohej fortë. Duhet të kishim bërë më mirë. Nuk duam të mbetemi në këto pozita. Pas golit, duhet të jemi më kërkues, që të vrasim ndeshjen.
Unë kurrë nuk kam folur për titullin dhe nuk është koha për të folur për këtë. Tani është koha që të bëjmë ndryshimin. Duhet të ndryshojmë kursin”, deklaroi Motta.
Me këtë barazim, Juventusi mban vendin e gjashtë me 28 pikë, ndërsa Venezia renditet e fundit me vetëm 10 pikë. /tvklan.al