Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Virusi Ah1n1

Gripi AH1N1, ISHP nis trajnimin e mjekëve në shkolla – (10 Shtator 2009)

Në prag të çeljes së vitit të ri akademik mjekët e shkollave të arsimit parauniversitar kanë marrë udhëzimet e fundit  nga strukturat shëndetësore për mbrojtjen nga virusi i gripit AH1N1. Specialistët e shëndetësisë iu kanë kërkuar mjekëve të informojnë nxënësit në lidhje me simptomat e gripit, dhe të jenë të kujdesshëm në monitorimin e situatës....

Shtator 10, 2009

Zv/ministri Ivanaj: Vaksina e gripit AH1N1 nuk do të tregtohet në farmaci – (9 Shtator 2009)

Vaksina e gripit A H1N1 nuk do të tregtohet në farmaci. Zëvendësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj në një intervistë për televizionin Klan deklaroi se  vaksina e gripit të derrit do të jepet vetëm për grupet e caktuar tashmë nga ky dikaster. Ajo do të injektohet falas dhe nuk do të jetë në treg të lirë....

Shtator 9, 2009

OBSH ngre alarmin për pandeminë nga gripi i derrave – (11 Qershor 2009)

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall pandeminë, duke e çuar kështu nivelin e alarmit nga gripi i derrave në 6. Margaret Chan: “Kam vendosur të rris nivelin e alarmit nga faza 5 në fazën 6. Bota është në fillimin e pandemisë së gripit”. Vendimi u mor gjatë një takimi urgjent të mbajtur në Gjeneve. Kjo është...

Qershor 11, 2009

Virusi H1N1 në Shqipëri, ISHP largon dyshimet për raste të infektuar – (28 Maj 2009)

Hidhen zyrtarisht poshtë dyshimet se 57-vjeçari punonjës në ministrinë e Jashtme ishte i prekur nga gripi AH1N1. Në bazë të analizave të realizuar nga ISHP  rezulton se pacienti nuk është infektuar nga gripi vdekjeprurës, por dyshohet se është prekur nga viroza të njohura nga specialistet dhe jo të rrezikshme. Iris Hatibi: “Kanë përfunduar analizat e...

Maj 28, 2009